HATME NË FSHATIN SELLARCË

HATME NË FSHATIN SELLARCË
Më datë 26.10.2025, dita e diel, në Xhaminë e fshatit Sellarcë, u organizua manifestim solemn me rastin e përfundimit të leximit të plotë të Kur’anit Fisnik – hatme, nga nxënësit e mektebit të kësaj xhamie, nën udhëheqjen e mualimit, Muhamed ef. Ismaili.
Në këtë manifestim, krahas prindërve, familjarëve dhe dashamirëve të fjalës së Zotit, i pranishëm ishte Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili i shoqëruar nga stafi i tij, ish-drejtori i Medresesë Isa Beu, prof. Bahri Aliu, profesorë të tjerë dhe hoxhallarë të rrethit, etj.
Në fjalimin e tij, Myftiu përgëzoi nxënësit për arritjen dhe përkushtimin e treguar në rrugën e dijes islame, si dhe uroi nxënësit, mualimin dhe prindërit.
Pas programit të përgatitur me përkushtim, referneti i Myftinisë, Idris ef. Idrizi e bëri duanë e hatmes, duke i lutur Allahut për pranimin e përpjekjeve dhe dijes së fituar nga nxënësit.
Në vazhdim, u bë shpërndarja e diplomave për nxënësit që përfunduan hatmen si dhe disa dhurata simbolike nga donatorë të fshatit, më pas u shpërnda një mirënjohje falënderimi për mualimin Muhamed ef. Ismaili për angazhimin e tij të sinqertë dhe të palodhur. Programin e moderoi, referenti i Myftinisë, Mr. Mahmud ef. Emini.
Zoti i bekoftë këta të rinj me dituri të dobishme dhe vepra të mira dhe mualimin e shpërbleftë me të mirat e Tij në dynja e në ahiret.
Një falënderim i veçantë i shkon imamit edhe këshillit të xhamisë dhe të gjithë kontribuuesve që ndihmuan në realizimin e këtij manifestimi të mrekullueshëm.

©Copyright 2026, All Rights Reserved - Politikat e Privatësis