Myftinia e BFI Tetovë e ftuar në ekspozitën “NotTheSame”

Myftinia e BFI Tetovë e ftuar në ekspozitën “NotTheSame”
Myftinia e Tetovës ishte e ftuar në ekspozitën e projektit ndërkombëtar “NotTheSame” më 27 nëntor 2025, e cila u mbajt në Universitetin Ballkanik në Shkup, ku si të ftuar morën pjesë referenti i Myftinisë së Tetovës, Mr. Mahmud ef. Emini, së bashku me imamin e Xhamisë së Larme, Mr. Hfz. Emir ef. Kasami.
Në kuadër të këtij projekti, studentët e Fakultetit të Artit dhe Dizajnit nga Universiteti Ballkanik realizuan një vizitë studimore në Xhaminë e Pashës në Tetovë, ku projekti paraqet një platformë ndërkombëtare të bashkëpunimit akademik, e cila trajton trashëgiminë fetare dhe kulturore përmes prizmit të dizajnit kreativ.
Ekspozita prezantoi rezultatet përfundimtare të bashkëpunimit me Universitetin Yeditepe dhe përfshiu dokumentar nga puna në terren në Xhaminë e Larme (Pashës), si dhe punimet e studentëve.
Myftinia e Tetovës shpreh mirënjohjen e saj për Universitetin Ballkanik dhe Universitetin Yeditepe për bashkëpunimin, si dhe për të gjithë profesorët dhe studentët pjesëmarrës për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë fetare dhe kulturore.

Share This:
Tags:

Leave Your Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©Copyright 2026, All Rights Reserved - Politikat e Privatësis