PROGRAM FESTIV ME RASTIN E FESTAVE TË NËNTORIT NË MEDRESEJA “ISA BEU” – PARALELJA E VAJZAVE TETOVË

Medreseja “Isa Beu” – paralelja e vajzave në Tetovë, më 27 nëntor, organizoi një program modest me rastin e Festave të Nëntorit.
Nxënëset, me prezantimet e tyre të përgatitura me përkushtim, i dhanë kuptim dhe madhështi këtij manifestimi, duke rikujtuar rrugëtimin historik të popullit tonë dhe figurat që ndërtuan themelet e identitetit dhe kulturës sonë kombëtare.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Koordinatori Dr. Beqir Memeti theksoi:
“Historia dhe letërsia janë dy fusha që kanë ndërtuar botëkuptimin e një populli; përmes tyre kujtojmë të kaluarën e të parëve tanë dhe ndërtojmë të ardhmen e gjeneratave që vijnë.”
Programi u përmbyll me interpretimin e disa ilahive dhe poezive nga nxënëset e medresesë, të përgatitura nga prof. Sindis Zeqiri dhe prof. Nurgjyl S. Emruli.

©Copyright 2026, All Rights Reserved - Politikat e Privatësis