HATME NË XHAMINË MUHAREMÇE

Sot e diel, më datë 19.10.2025, në Xhaminë e Muharemçe në Tetovë, u organizua manifestim solemn me rastin e përfundimit të leximit të plotë të Kur’anit Fisnik – hatme, nga nxënësit e mektebit të kësaj xhamie, nën udhëheqjen e mualimit, Jusuf ef. Jakupi.
Në këtë manifestim, krahas prindërve, familjarëve dhe dashamirëve të fjalës së Zotit, i pranishëm ishte Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili i shoqëruar nga stafi i tij, drejtori i sektorit për shkencë dhe kulturë pranë Rijasetit të BFI, Mr. Musanif er. Rufati, drejtori i vakëfit pranë Rijasetit të BFI, Mr. Fehmi ef. Ebibi, drejtori i sektorit për diasporë, Mr. Mafiz ef. Rustemi, profesorë dhe hoxhallarë të rrethit, etj.
Në fjalimin e tij, Myftiu përgëzoi nxënësit për arritjen dhe përkushtimin e treguar në rrugën e dijes islame, si dhe uroi nxënësit, mualimin dhe prindërit.
Pas programit të përgatitur me përkushtim, drejtori i vakëfit, Mr. Fehmi ef. Ebibi e bëri duanë e hatmes, duke i lutur Allahut për pranimin e përpjekjeve dhe dijes së fituar nga nxënësit. Në vazhdim, u bë shpërndarja e diplomave për nxënësit që përfunduan hatmen, si dhe u shpërnda një mirënjohje dhe falënderimi për mualimin Jusuf ef. Jakupi për angazhimin e tij të sinqertë dhe të palodhur. Programin e moderoi, referenti i Myftinisë, Mahmud ef. Emini.
Zoti i bekoftë këta të rinj me dituri të dobishme dhe vepra të mira dhe mualimin e shpërbleftë me të mirat e Tij në dynja e në ahiret.
Një falënderim i veçantë i shkon edhe këshillit të xhamisë dhe të gjithë kontribuuesve që ndihmuan në realizimin e këtij manifestimi të mrekullueshëm.

©Copyright 2026, All Rights Reserved - Politikat e Privatësis