Dr. Hfz. Selver Xhemaili
Selver Xhemaili është i lindur në vitin 12.03.1971 në fshatin Vicë të Tetovës. Shkollën fillore e filloi në vendëlindje ndërsa e kreu në shkollën “Istikball” në Tetovë. Vlen të theksohet aso kohe në fshatin Vicë shkollla fillore vazhdonte deri në klasën e pestë. Mirëpo prindi i Selverit Abdyreshat Xhemaili një arsimdashës i flakët me të gjitha sakrificat e jetës që paraqet një katund në malësi vendos për shkollimin e bijve të tij.
Në vitin 1985 fillon mësimin e Kuranit Fisnik përmendsh (Hifzin) dhe brenda 18 muajve arriti të përfundojë me sukses memorizimin e tij. Gjatë këtyre viteve familja xhemaili mbikëqyrej hap pas hapi nga pushteti i asaj kohe përshkak të aktiviteteve politike të vllaut të madh të Selverit, Xhevatit i cili ishte aktiv në lëvizjen për bashkimin e trojeve shqiptare lëvizje e cila përndiqej nga pushteti dhe konsiderohej si armike, seperatiste, iredentiste etj. Kjo bëri që gjatë duasë së Hivzit të Haf. Selverit (shkurt 1987) mos marrë pjesë asnjë teolog duke patur dronë se marrin pjesë në një eveniment të familjes “seperatiste”. Kjo situatë pastaj Seleverit i ka paraqitur vështirësi edhe gjatë regjistrimit në shkollën e mesme. Megjithatë me intervenime të shumta në vitin 1987 arrinë të regjistrohet në Medresenë Isa Beu në Shkup.
Gjatë muajit Ramazan të vitit 1987 bashkë me tre shokë të tjerë hafëzllar Selveri shërbeu në qytetin e Zenicës në Bosnjë duke lexuar Kuran para xhematit- mukabele përmendsh.
Selveri në Medresenë Isa Beu tregoi sukses të shkëlqyeshëm gjatë katër viteve. Gjatë katër viteve në Medrese ishte anëtarë i korrit të Medresesë. Tre vite radhazi e ka përfaqësuar Medresenë në garat kuranore në kategorinë e hifzit në Zagreb të Kroacisë.
Gjatë viteve të Medresesë dhe Fakultetit mësimin praktikë gjatë muajit të ramazanit e zhvilloi në Xhamitë e Gostivarit, Novipazarit (Sërbi) Sarajevë (Bosnje), Lexhë dhe Shkodër (Shqipëri).
Në vitin 1991 përfundon Medresenë Isa Beu në Shkup. Në të njëjtin vitë në shtator regjistron studimet e larta në Sarajevë fakultetin teologjik. Mirëpo, për shkak të situatës luftës në Bosnjë në mars të vitit 1992 largohet nga Sarajeva. Në tetorë të vitit 1992 transferohet në Universitetin “19 Maj” në Samsun të Turqisë dhe në vitin 1997 diplomon po në këtë fakultet.
Po sa diplomoi në të njëjtin vitë punësohet si imam në fshatin e lindjes-Vicë. Në tetorë të vitit 1997 vazhdon punën si mualim–vaiz në lagjen Drenovec-Tetovë, pas tre viteve ushtron detyrën edhe të imamit për 20 vjet me radhë në lagjen Drenovec Tetovë.
Nga qershori të vitit 2016 emërohet drejtorë i sektorit për diasporë pranë Bashkësisë Fetare Islame në RMV dhe këtë funksion e kryen deri më 08.11.2023
Në Mars 2010, në Institutin e Historisë Kombëtare, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, ai mbrojti temën e masterit me titull “Roli dhe rëndësia e legjislacionit osman në Maqedoni Shekulli XV-XVII“. Ndërsa më 24 Mars 2014 në Institutin e Historisë Kombëtare Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, ai mbrojti Disertacionin e Doktoraturës me titull “Roli dhe domethënia e legjislacionit osman në Maqedoni shekujt XVIII-XIX”.
Në vitin 2015 merrë titullin Docent
Selver Xhemaili ka marrë pjesë në kongrese, tribuna, panele shkencore të ndryshme në vendë dhe jasht vendit. Përpos trojeve ballkanike ka marrë pjesë në panele dhe tribuna të ndryshme nëpër qendrat islame shqiptare në diasporë; në Austri, Zvicër, Gjermani, Danimarkë, Norvegji, Suedi, Belgjikë, Itali, Sllovaki etj.
Është autor i disa punimeve shkencore si dhe përkthyes nga turqishtja i disa veprave.
Me dhjetra artikuj të fushave të ndryshme ka botuar në revista të ndryshme si në “Hëna e Re”- Maqedoni, “Etika”- Shqipëri, “Milel ve Nihal”-Turqi etj.
Nga viti 2014-2022 në Universitetin e Tetovës Fakulteti Filozofik drejtimi Filologji Orientale dhe Histori ka ligjëruar lëndët: Historia e Religjioneve, Qytetrimi Islam, Arti Islam, Gjuhë Osmane.
Vepra të botuara
- „Улогата и значењето на османлиското закондаство во Македонија XV-XVII век„. (2018)
- Османлиското Законодаство вo Македонија XVIII-XIX Век. (2018)
- Kuvendime Fetare (2020)
Vepra të përkthyera ngha turqishtja
- „Udhëzues i Ibadetit” (2006)
- “Jeta, Ahlaku dhe Themelet e Fesë që Predikoi Muhammedi a.s.”, (2008)
- „Islami nëpërmjet Haditheve vëll. II.” (2014)
- Selver Xhemaili më 08.11.2023 emërohet ushtrues detyre Myfti i Myftinisë së Tetovës.
- Selver Xhemaili më 12.02.2025 zgjidhjet Myfti i Myftinisë së Tetovës
Flet gjuhën shqipe (amtare) turqisht, maqedonisht, serbokroatisht.
Është përkthyes zyrtarë nga gjuha turke, maqedone në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.
I martuar dhe prind i katër fëmijëve.