VAZHDOJNË VIZITAT E RREGULLTA NË MEKTEBET E TETOVËS

Referentët e Myftinisë së Tetovës, Mr. Mahmud ef. Emini dhe Hfz. Abdurahim ef. Murati, sot më datë 29.10.2025, realizuan vizitë në mektebin e xhamisë Eski.
Gjatë kësaj vizite, ata u njohën nga afër me vijimin e mësimit të nxënësve, si dhe dëgjuan nevojat dhe sugjerimet e mualimit dhe nxënësve. Në këtë mekteb vepron mualimi Besim ef. Luma, i cili me përkushtim zhvillon aktivitetin mësimor dhe edukativ.
Në vijim të ditëve në vazhdim, Myftinia e Tetovës do të realizojë vizita të tjera të rregullta në mektebet e qytetit dhe rrethinës.
©Copyright 2025, All Rights Reserved - Politikat e Privatësis
Leave Your Comments