Vizioni
Bashkësia Fetare Islame – Myftinia e Tetovës synon të jetë bartëse e forcimit të vlerave fetare, morale e intelektuale, duke i ofruar xhematit një shërbim të begatë dhe gjithanshëm. Myftinia e Tetovës aspiron të mbetet gjithmonë në shërbim të qytetarëve duke ndikuar në zhvillimin shpirtëror, kulturor dhe arsimor të gjeneratave. Në këtë drejtim, ky institucion synon të ruajë identitetin fetar, kulturor e kombëtar përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme fetare, sociale e kulturore.
Misioni
Misioni i këtij institucioni bazohet në ofrimin e një shërbimi të gjithanshëm për qytetarët, me theks të veçantë në kultivimin e vlerave islame, zhvillimin e arsimit fetar dhe ngritjen e vetëdijes morale e shpirtërore. Myftinia e Tetovës synon të mbështesë zhvillimin e shoqërisë, të ofrojë ndihmë për gjeneratat e reja dhe të mbetet një institucion i besueshëm në sytë e qytetarëve dhe të gjithë xhematit. Përmes aktiviteteve të ndryshme fetare, edukative e sociale, ky institucion vazhdon të ruajë dhe të forcojë identitetin islam dhe kulturor të vendit.
Zhvillimi Historik

Aktualisht Myfti i Tetovës është Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili.
Në detyrën e Myftiut u emërua Prof. Dr Qani ef. Nesimi.
Në zgjedhjet e mbajtura u zgjodh Myfti Alifekri ef. Esati, i cili mbajti këtë detyrë për 12 vite.
Më pas u emërua Hfz. Mr. Nexhadi ef. Limani si Myfti i Tetovës. Në vitin 1998. Gjatë kohës së trazirave politike, ai ka qenë udhëheqës i Këshillit të Myftinisë.
Myfti i Tetovës u emërua Hfz. Imer ef. Kamveri, i cili e ushtroi këtë detyrë për afërsisht 6 muaj.
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Myftinia e Tetovës u përball me sfida të mëdha për shkak të zhvillimeve politike dhe shoqërore në vend. Në këtë periudhë si Myfti i Tetovës dhe Gostivarit u emërua Muhamed ef. Iseni.
Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame Tetovë ishte z. Alinaxhi Rizai.
Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Tetovë u emërua Hfz. Gani ef. Sinani.
Pas vdekjes së Aqif ef. Sadikit, Hfz. Zylbehar ef. Yzeiri u emërua kryeimam i qytetit të Tetovës dhe të Gostivarit me rrethinë. Pas ndryshimeve kushtetuese Gostivari u shkëput nga Tetova dhe u formua si këshill i veçantë.
Myftinia e Tetovës ka funksionuar si Këshill i Bashkësisë Islame, ku nën kompetencat e saj bënte pjesë edhe Gostivari. Myfti i Tetovës në këtë periudhë ishte Aqif ef. Sadiki, i cili e kreu këtë detyrë me përkushtim dhe përgjegjësi deri në vdekjen e tij.
Myftinia e Tetovës ka kaluar nëpër faza të ndryshme zhvillimi, duke u përballur me sfida historike, shoqërore e politike. Pavarësisht ndryshimeve të kohës, ky institucion ka mbetur gjithmonë një shtyllë e fortë e besimit islam dhe një qendër që ka udhëhequr jetën shpirtërore dhe kulturore të qytetarëve të Tetovës dhe rrethinës.




