HATME NË XHAMINË E MADHE - REÇICË E MADHE

Dje, më 08.11.2026 (e Diel), në Xhaminë e Madhe në Reçicë e Madhe të Tetovë, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur'anit Fisnik – hatme nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami nën përkujdesjen e mualimes Amina Selmani.

Në këtë manifestim, krahas xhematit dhe familjarëve të nxënësve, morën pjesë edhe referenti për arsim pranë Myftinisë së Tetovës, hfz. Abdirrahim ef. Murati, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të Myftiut, referentë të Myftinisë, hoxhallarë dhe mysafirë të tjerë.

Në fjalimin e tij, referenti hfz. Abdirrahim ef. Murati përshëndeti të pranishmit në emër të Myftiut të Myftinisë së Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, duke theksuar se puna me nxënësit dhe edukimi i tyre është trashëgimia më e madhe që një prind mund t'u lërë fëmijëve të tij dhe se kjo është një sunet nga sunetet profetike.

Programin e moderoi referenti për arsim, Dr. Mahmud ef. Emini, ndërsa duanë e hatmes e bëri hoxha i nderuar Ramadan ef. Ramadani.

Në përmbyllje të programit, mirënjohjen e dedikuar mualimes e pranoi hoxha i nderuar Molla Ejup Selmani. Gjithashtu, u bë edhe ndarja e diplomave për nxënësit që kishin përfunduar me sukses leximin e Kur’anit Fisnik (hatme), duke kurorëzuar kështu përkushtimin dhe angazhimin e tyre gjatë mësimit në mekteb.

Gjithashtu, një falënderim i veçantë iu drejtua edhe imamit, këshillit dhe xhematit për angazhimin, mbështetjen e vazhdueshme dhe mikpritjen e treguar.

Nxënësve, Zoti u dhëntë suksese edhe në të ardhmen, ndërsa mualimes, Zoti e begatoftë me të mirat e Tij!