Nxënësit e Xhamisë qendrore të fsh. Nerasht, kaluan me sukses provimin e Hatmes së Kur’anit.

Nxënësit e mektebit të Xhamisë qendrore të fsh. Nerasht, të cilët me përkushtim të madh mësohen nga mualimi Ifrahim ef. Beqiri, më datë 17 Nëntor 2026 (e martë), kaluan me sukses provimin e hatmes së përfundimit të leximit të plotë të Kur’anit Fisnik.

Provimi përfshinte testimin e leximit, mësimit përmendësh, si dhe njohurive të përgjithshme nga ilmihali. Komisioni i provimit ishte i përbërë nga referentët për arsim pranë Myftinisë së Tetovës, Mr. Mahmud ef. Emini dhe Mr. Xhemil ef. Sadiki.

Myftinia e Tetovës u uron nxënësve shumë suksese në ceremoninë e hatmes, si dhe mbarësi e begati në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm në mësimin e Kur’anit dhe diturive fetare.

Ceromonia e hatmes do të mbahet më datë 22.11.2026 (e Diel).