Nxënësit e Xhamisë së Madhe - Reçicë e Madhe, kaluan me sukses provimin e Hatmes së Kur’anit.
Nxënësit e mektebit të Xhamisë së Madhe - Reçicë e Madhe të Tetovës, të cilët me përkushtim të madh mësohen nga mualimja Amina Selmani, më datë 19 Tetor 2026 (e Hënë), kaluan me sukses provimin e hatmes së përfundimit të leximit të plotë të Kur’anit Fisnik.
Provimi përfshinte testimin e leximit, mësimit përmendësh, si dhe njohurive të përgjithshme nga ilmihali. Komisioni i provimit ishte i përbërë nga referentët për arsim pranë Myftinisë së Tetovës, Mr. Mahmud ef. Emini dhe Mr. Xhemil ef. Sadiki.
Myftinia e Tetovës u uron nxënësve shumë suksese në ceremoninë e hatmes, si dhe mbarësi e begati në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm në mësimin e Kur’anit dhe diturive fetare.
Ceromonia e hatmes do të mbahet më datë 08.11.2026 (e Diel).





