U REALIZUA ME SUKSES AKSIONI I RADHËS PËR DHURIM TË GJAKUT!

Në ambientet e Xhamisë së fshatit Xhepçisht, u realizua me sukses aksioni i radhës humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, organizuar nga Myftinia e BFI Tetovë, Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Tetovë dhe Qendra e Mjekësisë së Transfuzionit në Tetovë, të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Një falënderim i veçantë shkon për imamin e xhamisë Amir ef. Ameti, këshillin dhe të gjithë besimtarët e vullnetarët e palodhur që u bënë pjesë dhe mundësuan realizimin e kësaj vepre të lartë humane.

Aksioni u zhvillua sot, e premte, më 30 tetor, pas namazit të xhumasë (nga ora 13:30 deri në 15:30), duke treguar edhe një herë solidaritetin dhe shpirtin human të banorëve tanë.

Zoti ju shpërbleftë të gjithëve për këtë kontribut të çmuar dhe i shëroftë ata që kanë nevojë!