HATME NË XHAMINË E RE, PALLÇİSHT I POSHTËM

Sot, më datë 31.10.2026 (e shtunë), në Xhaminë e Re të fshatit Pallçisht i poshtëm, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur'anit Fisnik – hatme nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami tek imami dhe mualimi Gzim ef. Sulejmani.

Në këtë manifestim, përpos xhematit, prezantoi edhe referenti i Myftinisë së Tetovës, Idris ef. Idrizi, i shoqëruar nga operativa e Myftinisë, hoxhallarë, mysafirë etj.

Në fjalimin e tij, referenti Idris ef. Idrizi përshëndeti të pranishmit në emër të Myftiut të Myftinisë së Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, duke theksuar se puna me nxënësit dhe edukimi i tyre është trashëgimia më e madhe që një prind mund t'u lërë fëmijëve të tij dhe se kjo është një sunet nga sunetet profetike.

Programin e moderoi shefi i kabinetit të Myftiut, Muhamed ef. Berzati, ndërsa duanë e hatmes e bëri imami i xhamisë së vjetër Kamjan, Xhemil ef. Shabani.

Në fund të programit, imamit dhe mualimit Gzim ef. Sulejmani iu dhurua një mirënjohje në shenjë respekti për punën e bërë, si dhe u bë shpërndarja e diplomave për nxënësit që kishin kryer leximin e Kur'anit Fisnik (hatme). Gjithashtu, një falënderim i veçantë iu drejtua edhe këshillit dhe xhematit për angazhimin, mbështetjen e vazhdueshme dhe mikpritjen e treguar.

Nxënësve, Zoti u dhëntë suksese edhe në të ardhmen, ndërsa imamin/mualimin, Zoti e begatoftë me të mirat e Tij!